Një 45-vjeçar gjendet i pa jetë në Fier, dyshohet se është vetëhelmuar

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në Fier. Policia bën të ditur se rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.

SHKARKO APP