Home ShowBiz Një dëshirë e...

Një dëshirë e realizuar dhe sqarim i debateve. Ja çfarë do të ndodhë sonte në ”Big Brother Vip 3”

1327
0

Kanë kaluar plot 93 ditë nga nisja e “Big Brother Vip” dhe shumë ka ndryshuar, teksa miqësitë e vjetra janë prishur dhe alenaca të reja janë krijuar. Jetmiri është përfshirë në debate të forta me Eglën dhe pas konflikteve ka delaruar se do të largohet nga shtëpia. A do i qëndrojë ai vërtet kësaj deklarate?

Romeo dhe Juli vijojnë debatet, teksa ky i fundit ka ngritur dyshime të forta. Nga e merr sigurinë në lojë Romeo, sipas Julit? Por Juli ka debat edhe në një front të dytë, me Meritonin. A është Ilnisa “molla e sherrit”?

Në shtëpi duket se miqësitë e vjetra janë prishur, teksa Heidi po i kthehet kundër Eglës. Një krisje e miqësisë për hir të dashurisë? Gjatë spektaklit nuk do të mungojnë as surprizat, teksa Liamit pritet t’i realizohet një dëshirë e madhe, çfarë do ndodhë sot?

Për të mësuar këtë, e po ashtu se cili prej 8 banorëve të nominuar, Egla, Lidi, Jetmiri, Meritoni, Françeska, Erjola, Romeo dhe Liam, do shkojë në nominim për ditën e shtunë, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit