Home Aktualitet Një vit i zhd...

Një vit i zhdukur, del një foto e re të Ervis Martinajt

144
0

Sot shënohet fiks një vit nga zhdukja e mistershme e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Një vit më parë, Martinaj i cilësuar ndryshe si bosi i lojërave të fatit, humbi kontaktet me familjarët e tij, ku vetëm një ditë më vonë më 10 gusht 2022, xhaxhai i tij Faik Martinaj do të denonconte në polici zhdukjen e nipit.

Autoritetet ligbatuese ende nuk mund të japin një përgjigje nëse Ervis Martinaj është gjallë apo jo. Në këtë 1 vjetor të zhdukjes së tij është publikuar dhe një foto tjetër e të shumëkërkuarit nga policia, e cila nuk ka qarkulluar më parë në media. Martinaj shihet në foto me peshqir plazhi në një varkë, ku duket se sapo ka dalë nga uji.

Ngjarja e mistershme ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, ku ka teori se ai mund të jetë ekzekutuar me shumë profesionalizëm, ashtu sikurse ka dhe të tjerë që mendojnë se mund të jetë një inskenim për të nisur një jetë të re.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit