Home Aktualitet Një zbulim i ...

Një zbulim i jashtëzakonshëm në veriun e Europës mund të ndryshojë kursin e ekonomisë

2079
0

Qeveritë europiane prej vitesh po tentojnë të gjejnë brenda tyre lëndët e para që shërbejnë për ndërtimin e komponentëve më të avancuara në teknologji. Elementë si kobalti, titani dhe të paktën 17 elementë të tjerë më pak të njohur, përmblidhen në termin tokë e rrallë, sepse gjenden në mes materialeve të tjera të pavlerë, ku pak kilogramë mund të nxirren nga dhjetëra tonelata tokë.

Kina është vendi me përqendrimin më të madh të këtyre metaleve, ku mendohet se vendi aziatik disponon rreth 40% të tregut, që prodhon rreth 140 mijë tonelata në vit.

Kompania shtetërore suedeze LKAB, ka dhënë lajmin se në veri të vendin skandinav në afërsi të qytetit të Kirunës, e pas disa testimesh, është gjetur ai që cilësohet si depozitimi më i madh në Europë, potencialisht rreth 1 milionë ton.

Një sasi që do të lehtësonte prodhimin e baterive për mjetet elektrike por edhe turbinat eolike, fibrat optike, radarët ushtarakë e të tjerë. Do të duhet ndoshta një periudhë 15 vjeçare testimesh para se të fillojë shfrytëzimi i plotë i depozitimit në afërsi të rrethit arktik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit