Nji instrumentalizim anti-katolik i panevojshëm

Nga Nest Zefi

Nji instrumentalizim anti-katolik i panevojshëm

Para disa ditësh u mbajt në Shqipni kampionati europian i meshtarëve katolik, nji event tashma i kthyem në nji traditë të bukur që duhet të ketë simpatinë e “tifozave” besimtarë ndaj njerëzve të shuguruem në Krishtin.

Fatkeqësisht, nji moment kaq i bukur sportiv, nuk u mor aspak me “sportivitet”, madje u ba alibi a sepeb me u instrumentalizue, shumë në mirebesim e të tjerë me dashakeqësi politike e kulturore.

Personalisht jam ekspozue, ndoshta ma shume se kushdo tjetër ne kto tema, tue mos kursye kritika parimore edhe në nivelet supreme të hierarkisë kishtare, gjithmone me reverence e ndjesi vllaznore. Motivi i kritikave asht kene thjesh e eskluzivisht njeti i mire e dashnia ndaj grigjes katolike e përhapjes me vërtetsi të lajmit të mirë shëlbues të Unjillit, pa e hollue në leverdinë e vogël taktike kontingjente.

Pa dasht me ra në neutralitetin e “arbitrit” ponc pilat, mendoj se dhania e nji fjale përshëndetse Erion Velisë, dreka te oligarku Gjergj Luca, përfshi edhe “predikimi” i gjatë me mesazhe të diskutueshme i Hoxhës të Myfynisë të Shkodrës që u detyruen me ndigjue meshtarët katolike, nuk i zbehin aspak lezetin e suksesin ktij eventi dhe meshtarëve tonë Shqiptar, të cilet në këtë rast ishin dinjitoz në mikëpritje, sjellje e çdo gja; prandej, u shkon krej vlersimi e mirënjohja jonë si besimtar.

Sigurisht problemi i protokollit të Kishës dhe kortezisë me njerzit e politikës që msyjnë për interes personal sall Kishën Katolike, tue e ditë randësinë e epërme të saj duhet rregullue me kritere ma të rrepta për me shmang abuzime eventuale të ktij modeli politikanësh të pacipë. Nji problem të tillë e kam pasë tematizue gjatë me të ndjemin Monsinjor Mirdita, të cilit ia desht me përballue me takt e urti situata të ngashme me politikanë të tjere. Figura e tij baritore dinjitoze ishte ne gjendje me amortizue edhe rrebeshin e pranisë të Sali Berishës. Erion Veliaj asht nji person alergjik për shumë qytetar shqiptar dhe urrejtja shtohet në proporcion gjeometrik kur “pshtyn” llafologjinë e tij dylekshe në tempullin e Zotit: megjithatë nuk duhet të harrojmë se, ai fatkeqësisht asht kryetar Bashkie e rregullat e kortezisë institucionale parashikojnë respektin ndaj figurës të qytetarit të parë. Në kto 33 vite liri relative fetare, forma e persekutimit të Kishës Katolike asht ba ma tinzare prej të njejtës mendësi otomane: në fillim donin ta konvertonin në xhami, mandej ta shkatërrinin komplet (rasti i Enver Hoxhës) kurse tesh duen me e gllabrue, tue u thanë katolikëve se ata nuk janë ma katolik por të tillë janë Edi Rama, Erion Veliaj e company, dmth ata janë gjithçka..

Në këtë drejtim, edhe fryma që ka përshkue Kishën Katolike në kto vite postmonizëm, asht kenë nji dorëzim i butë ndaj instancave të çakejve të “kurventuem” të galaksisë otomane.

U vu theksi te falja në mnyre të dizbalancueme ndaj xhelatëve të tyne fizik prej shume meshtarëve katolike që kishin vuejt prej barbarisë të tyne, tue keqinterpretue mesazhin unjillor dhe harrue kërkesat e drejtësisë toksore.

Patër Zef Pllumi, sa për shembull dhe meqë u pëlqen ta përmendin disa në kah tjetër instrumental, ishte pararojë në amnistimin e afrimin e bijve të bllokut komunist, tue harrue ndoshta bijtë e bashkëvllaznëve të vet të persekutuem në mnyre shnjerzore. Me këte digresion nuk due me kritikue e gjykue negativisht Patër Zefin, sepse njerzëve me dëshmi heroike u bahen heroike edhe marrinat eventiale, por me shtrue nevojën me e pa realitetin me objektivitet e ndershmëni.  Prelatët tonë duhen kritikue, gjithmone me respekt, për faktin që universiteti katolik asht i mbushun me islamik, që në kry të Karitasit asht nji patrozhaniste e Edi Rames që instalon shpurën e vet, tue kujtue se sall “me ujë të bekuem” në krye kanë marrë “teserën e partisë” me u ba katolik e fillue luftë kllasash në detyrën e re, sikur të ishte çiflig i partisë…

Po ashtu shpërfillja e instancave të laikatit katolik, njerzëve me sens përkatësie e dashnie ndaj komunitetit tonë dhe mungesa e sinergjisë politike në këtë prizëm, tue koncentrue në mnyre klerikale përfaqësimin e katoliçizmit në arenën politike, asht kenë nji minus i madh i Kishës Katolike në kto 30 vjet. Prandej në politikë asht ma i perfaqesuem komuniteti rom se ai katolik. Edi Rama ia len ministrinë e financave nji përfaqësuesi të komunitetit rom si Arben Ahmeti, tue abuzue me tundimin antropologjik të tij dhe mandej ankohet se doli i korruptuem..Kurse modele si Luigj Gurakuqi, që mund te vijnë prej komunitetit katolik duen me i vra për hatër qysh ne djep..

Mos të bahena aleat naiv te otomanëve qe shfrytëzojnë edhe nji turne futbolli me vjedh vrer ndaj Kishës tonë Katolike lokale.

 

SHKARKO APP