Home Aktualitet Njihuni me pa...

Njihuni me pajisjen “Raman” që do zbulojë drogën në dogana shqiptare

9
0

Në funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme, Autoritetet e Border Force International të Britanisë së Madhe  i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”.

Çfarë është kjo pajisje që zbulon substancat narkotike?

Analizuesi i substancave të ndryshme quhet “Handheld Raman” dhe identifikon mijëra substanca narkotike dhe kimike që mund të jenë të paketuara në materiale të ndryshme. Me pak fjalë me anë të kësaj pajisje, pakot e dyshuara nuk kanë nevojë që të hapen, por me një skanim të thjeshtë të “Raman”, mund të zbulohet çfarë ka brenda tyre.

Raman  i prodhuar nga kompania gjigante “Agilent” mundëson identifikimin e shpejtë të eksplozivëve, narkotikëve, kimikateve toksike industriale, agjentëve kimikë të luftës dhe materialeve të tjerë edhe përmes kontejnerëve të mbyllur e të paqartë për tu zbuluar me sy të lirë.

Sistemi identifikon materiale nga bibliotekat gjithëpërfshirëse, me teknologjinë unike SORS të Agilent që mundëson identifikimin kimik pozitiv përmes një game të gjerë kontejnerësh, pengesash dhe paketimesh jometalike të mbyllura.

/ abcnews/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit