Njoftim për amatorët e qiellit për sonte në ora 20.30

Nga Mimoza Hafizi-
Njoftim për amatorët e qiellit
Të hënën datë 28 Qershor, në orën 20, në oborrin e Akademisë së Shkencave organizojmë një seancë vrojtimi të disa objekteve qiellore.
Fillimisht do të synojmë Marsin e, nëse arrijmë ta kapim në kohë, edhe Afërditën.
Më pas, sapo nata të bjerë e plotë, do të fokusohemi tek objekti M57, një mjegullnajë planetare, që ndodhet 2300 vite-dritë larg ; te grupi sferik i yjeve me emrin M13, që ndodhet 22 mijë vite-dritë larg dhe gjithashtu te galaktika M81, 11.7 milionë vite-dritë larg.
I ftuar cilido që e pëlqen garën me distancat universale dhe pafundësinë!
Nga Instituti Kombëtar i Fizikës

SHKARKO APP