Home Aktualitet “Nuk is...

“Nuk isha në dijeni për aktivitetet kriminale”, flet e ëma e Aldi Ramës që vrau policin

1288
0

Nëna e 21-vjeçarit Aldi Ramës, i cili një ditë më parë vrau policin Saimir Hoxha thotë se me djalin nuk ka pasur shumë kontakte dhe nuk kishte dijeni për ngjarjet kriminale.

News24 raporton se Valbona Kolgjini, është shoqëruar pasditen e djeshme nga Policia, pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku ka dhënë dhe dëshminë e saj.

Ajo ka deklaruar në polici se me të birin kishte pak kontakte, pasi nuk jetonte me të pas divorcit me babain e tij, ndonëse 4 vjet më parë ishte regjistruar në Durrës si banore e lagjes 17 bashkë me djalin.

“Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal”, ka thënë ajo në polici.

Ajo jeton në zonën e “Plazhit” në Durrës, por sot nuk ka pranuar të flasë. Të vetmet fjalë që ka thënë jashtë kamerave, kanë qenë se në shtëpinë kanë hapur dyert e mortit për humbjen e djalit 21 vjeç.

“Ne jemi në zi, më ka humbur djali 21 vjeç. Jemi shumë të hidhëruar”, ka thënë e ëma. Megjithatë nuk dihet nëse ceremonia do të bëhet në Durrës apo në Lezhë nga xhaxhai i tij.

Prindërit e 21-vjeçarit ishin të divorcuar, teksa babai i tij mësohet se ndodhet në një burg në Greqi, i dënuar për vrasjen e një personi, të cilin e kishte prerë me sharrë.

Nëna e tij ka qenë në Greqi dhe atje ka pasur një martesë me një shtetas grek dhe më pas ishte kthyer në Durrës ku ka krijuar një tjetër lidhje. Në Durrës jeton në shtëpinë e motrës së saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit