Nuk mjafton “perla” e Leao-s, Milani ndalet ndaj Atalantës

Milan nuk shkoi me shumë se një barazim 1-1 ndaj Atalantës në duelin e vlefshëm për javën e 26-ë të Serisë A. Sfida e luajtur në “San Siro” u zhbllokua pas vetëm tre minutash lojë.

Rafa Leao realizoi për kuqezinjtë një gol të mrekullueshëm pas një aksioni shumë të bukur personal. Në fundin e pjesës së parë, Koopmeiners barazoi rezultatin me penallti pas një faulli të Giroud në zonë.

Kuqezinjtë shkuan disa herë afër golit në pjesën e dytë, por nuk kanë arritur të konkretizojnë rastet e krijuara. Milan mban vendin e tretë me 53 pikë, ndërsa Atalanta është në të pestin me 46 pikë, por kanë një ndeshje për të rikuperuar.

SHKARKO APP