Home Aktualitet Nuk mjafton g...

Nuk mjafton goli i jashtëzakonshëm i Uzunit, Shqipëria mundet me dy gafa krejt idiote në Izrael (VIDEO)

6706
0

Shqipëria ka pësuar një tjetër humbje 2-1 në Izrael, duke i dhënë fund shpresave për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Dy gabime në mbrojtje nga Hysaj dhe Mihaj, që i dhanë mundësinë vendasve të merrnin 3 pikët. Të thuash gabime është pak, ato ishin dy gafa idiote që as një futbollist i klasës së parë nuk i bën.

Dhe na hoqen pikë në Izrael, ndërkohë që Ozuni dhe Broja ishin të jashtëzakonshëm.

Goli i barazimit të Ozunit ishte i nivelit europian, i jashtëzakonshëm. Ai barazoi në minutën e 88. Dhe në minutat shtesë vjen gafa e tmerrshme e Mihaj që solli goli e fitores për Izraelin.

KRONIKA  E NDESHJES:

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me vendasit pak më këmbëngulës, ndërkohë që Broja shpërdori një mundësi shumë të mirë përballë portierit. Në fillimin e pjesës së dytë, Izraeli kalon në avantazh pas vetëm 40 sekondash me Weissman, pas një gafe të mbrojtjes sonë.

Shqipëria do të reagonte vetëm në fundin e ndeshjes me Uzunin që do të shënonte një perlë të vërtetë i cili shënoi me një goditje shumë të bukur fluturimthi. Shqipëria do të gabonte sërish në shtesë me supër gafën e Mihaj ku ia dhuroi topin sulmuesit izraelit që shënoi golin e fitores.

IZRAEL-SHQIPËRI 2-1

93’GOL Izraeli kalon sërish në avantazh pas një gave të rëndë të Mihaj. Këtë herë do të shënonte Baribo.

88’ GOOOL Myrto Uzuni ka realizuar një gol spektakolar në Izrael duke barazuar rezultatin. Sulmuesi beratas goditi fluturimthi duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës. Një perlë e vërtet.

69’ Ylber Ramadani shfaqet shumë i rrezikshëm me një goditje të fortë në hyrje të zonës, por topi do te grushtohej nga portieri vendas

56’ Cikalleshi i afrohet shumë pranë golit të barazimit me një goditje të bukur me kokë, pas një krosimi të ardhur nga Veseli

46’ GOL Vetëm 40 sekonda i janë dashur vendasve për të gjetur golin e avantazhit në fillimin e pjesës së dytë, duke përftiuar nga një gabim trashanik i Hysajt dhe i mbrojtësve të qendrës.

44’ Broja bën gjithçka mirë në hyrje të zonës duke shmangur disa kundërshtar, por goditja e tij në fund është e dobët dhe jo e rrezikshme

37’ Shpëton për mrekulli porta e kombëtares sonë, pasi tri lojtarë izraelit kishin shansin që të na ndëshkonin shumë pranë portës pas një krosimi nga krahu i djathtë

6’ Broja kishte një shans të artë për të kaluar Shqipërinë në avantazh duke përfituar nga një gafë e një mbrojtësi, por portieri e ndali topin mes këmbëve të tij.

5’ Kuqezinjtë bëjnë tentativën e parë pas një goditje nga këndi, por mbrojtja vendase tregohet e vëmendshme dhe largon topin

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe turmë

Formacionet zyrtare:

Izraeli (4-3-3): Glazer; Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner; Kanichovsky, Lavi, Karzev; Haziza, Weissman, Abada

Shqipëria (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Isamajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Abrashi, Laçi; Asllani; Cikalleshi, Broja

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit