Home Aktualitet Nuk ndalen vr...

Nuk ndalen vrasjet në vend. Ekzekutohet një 45-vjeçar në Peqin, policia jep detajet

14
0

Nuk ndalojnë vrasjet në Shqipëri.

Një vrasje ka ndodhur këtë paradite në fshatin Pajovë të Peqinit. Policia njofton se viktimë ka mbetur një shtetas 45 vjeç me inicialet Y. Xh.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar me inicialet L.B, 40-vjeç.

Autori dhe viktima ishin të njohur dhe kishin raporte miqësore me njëri-tjetrin. Mëngjesin e kësaj të marte 45-vjeçari kishte shkuar pranë banesës së 40-vjeçarit në fshatin Gjoçaj.

Raportohet se mes tyre ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta. Për pasojë L. B e ka qëlluar me pistoletë dhe ndonëse Y. Xh. u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.

Njoftimi i policisë:
Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.
Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajovë, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit