Home Aktualitet Para e madhe ...

Para e madhe po hyn cash!* Euro po fundoset përballë lekut. Thasët me euro nga grupet kriminale po futen nga portet

46
0

Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit po vazhdon i pandalshëm edhe këtë javë.

Euro ka zbritur tashmë shumë afër pragut të 100 lekëve dhe rënia e saj po tërheq pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha Europiane u këmbye të enjten me 100.49 lekë, duke prekur minimumin e radhës historik.

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12% që nga fillimi i vitit. Edhe Paundi Britanik preku një minimum të ri historik, në vlerën e 115.72 lekëve. Kursi i Paundit me Lekun ka rënë me 15.8% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.2% që nga fillimi i vitit. Dollari Amerikan ka zbritur në 89.61 lekë, duke shënuar një rekord të ri që prej fundit të vitit 2008. Kursi i Dollarit me Lekun ka rënë me 21.6% krahasuar me një vit më parë dhe me 16.2% që nga fillimi i vitit. Edhe Franga Zvicerane shënoi një minimum të ri shumëvjeçar, duke prekur vlerën më të ulët që prej vitit 2009. Franga u këmbye me 104.46 lekë, në rënie me 11.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 10% që prej fillimit të këtij viti.

Në këtë periudhë, kursi i këmbimit ndodhet nën efektin e rritjes së ofertës valutore, për shkak të sezonit turistik. Statistikat e deritanishme kanë treguar se numri i turistëve të huaj këtë vit ka prekur nivelet më të larta historike, ashtu si edhe të ardhurat nga turizmi në Bilancin e Pagesave. Në periudhën mes korrikut dhe gushtit, turizmi arrin fazën kulmore, duke bërë që edhe ndikimi i këtij faktor në kursin e këmbimit të jetë më i fortë se në çdo periudhë tjetër të vitit. Përveç efektit të fortë të turizmit, Bilanci i Pagesave në tremujorin e parë të vitit u përmirësua ndjeshëm edhe nga rritja e remitancave, eksporteve të shërbimeve të tjera dhe nga nivelet e larta të investimeve të huaja direkte.

Presionet mbiçmuese nga rritja e ofertës valutore këtë vit ndoshta po forcohen më shumë nga shtrëngimi i ofertës së Lekut, për shkak të tipareve shtrënguese të politikës monetare dhe fiskale, karakterizuar nga normat më të larta të interesit, ngadalësimi i kreditimit dhe një suficit i lartë buxhetor. Këta faktorë njëkohësisht kanë sjellë një mbiçmim të paprecedent të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Mbështetur në tendencat historike, është e pritshme që Leku të vazhdojë të forcohet së paku deri në javën e parë të muajit gusht, në mungesë të faktorëve të paparashikuar ose të një ndërhyrjeje të Bankës së Shqipërisë. Leku i fortë ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të rritjes së çmimeve të importit në ekonominë shqiptare dhe ka qenë një prej faktorëve që ka përcaktuar nivele më të inflacionit krahasuar me vendet e tjera të Europës. Megjithatë, përmasat që ka marrë forcimi i Lekut në muajt e fundit mund të bëhen një problem për ekonominë, veçanërisht për eksportuesit dhe për prodhimin vendas. Në gjysmën e parë të këtij viti, eksportet pësuan një rënie të ndjeshme, e shkaktuar kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor./Monitor/

*titulli i Koha jone”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit