Home Aktualitet Nuk ndalon tr...

Nuk ndalon trafiku i klandestinëve nga Shqipëria, në pranga 3 persona

26
0

Janë bërë të përditshme rastet e emigrantëve që përpiqen të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin tonë në drejtim të vendeve të BE-së.

Shumë shqiptarë tashmë janë të organizuar në këtë trafik. Dy raste sinjalizohen edhe ditën e sotme, në zonën e Tepelenës.

Në rastin e parë, u arrestua M.C një 42-vjeçar banues pikërisht në qytetin jugor, i cili u kap në flagrancë teksa në aksin Tepelenë-Fier, po transportuar me automjetin e tij 3 emigrantë të paligjshëm.

Po në një operacion të ngjashëm, por në këtë rast në aksin Përmet-Tepelenë, u arrestuan dy shtetas, Y.C. 52 vjeç dhe S.M. 49 vjeç, që po transportonin me mjetet e tyre në drejtim të kryeqytetit 13 emigrantë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe 4 aparate celular. Tre personat do të procedohen me akuzën e “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit