Armando Sadikun shumë shpejt mund ta shohim që të luajë në Itali. Sulmuesi shqiptar sipas “gianlucadimarzio.com”, ka nisur kontaktet me klubin e Cosenza-s. Bomberi shqiptar për momentin është pjesë e skuadrës turke të Erzurumspor.
Sadiku këtë sezon është aktivizuar në 5 ndeshje në Superligën turke dhe 3 në Kupë, por nuk ka mundur që të gjej asnjëherë rrugën e rrjetës. Mediat italiane ndërkohë kanë kujtuar sezonin e kaluar, kur elbasanasi shënonte 13 gola në total te Malaga. /R.Lika-Koha Jone/
Discussion about this post