Home Aktualitet Nusja mbetet ...

Nusja mbetet e ve një muaj pas martesës, e ëma e Novruzit i jep forcë. Pamja prekëse nga ceremonia mortore

4525
0

Fieri sot është në zi, dhe i dha lamtumirën efektivit të ri që u vra për një kalim rruge. Novruz Cenalia dhe bashkëshortja e tij, kishin një muaj që ishin martur dhe u gëzuan me një dasëm. Ata kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën, por e gjitha u pre në mes më 13 maj 2024 dhe sot ajo i dha lamtumirën njeriut me të cilin kishte vendosur të lidhte jetën.

Atë ditë Novruz Cenalia, si zakonisht doli nga shtëpia, i veshur me uniform për të marrë shërbimin por u qëllua me plumb në kokë nga 23-vjeçari Azgan Mernica pas debatit për radhën e kalimit të makinës në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz të Fierit ku dhe kishin shtëpinë.

Dhimbja është e madhe dhe për të ëmën, të atin, motrën dhe vëllanë e Novruzit. Ata shtrëngojnë duart e njërit tjetrit për ti dhënë forcë, por lotët nuk mund të ndalen.

E ëma e Novruzit përpiqet ti japë forcë nuses së re. E shtrëngon në gjoks dhe e puth në ballë. Në këto momente të vështira fjalët nuk gjenden por me përqafim dhe shtrëngimin e duarve i thonë se i gjenden pranë në këto momente zie.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit