Oficeri i Krimeve që u vra në Lezhë në krye të detyrës

Saimir Hoxha, oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës ishte sot në terren si çdo ditë të punës për të kryer detyrën e tij, por nuk u kthye më nga kjo detyrë. 44-vjeçari mbeti i vrarë teksa ishte së bashku me efektivë të tjerë në terren për të kryer kontrolle për zbulimin e lëndëve narkotike.

Hoxha, ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe kishte një karrierë relativisht të gjatë në Policinë e Shtetit.

SHKARKO APP