Home Aktualitet OKB njeh gje*...

OKB njeh gje**cidin serb në Srebrenicë, Begaj: Shqipëria e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore

45
0

Me 84 vota pro dhe 19 kundër, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që përcakton 11 korrikun si ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës.

Presidenti Bajram Begaj në një reagim për këtë votim në OKB, thekson se Shqipëria e me votën pro, edhe njëherë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej”, theksoi Begaj.

“Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme”, shkroi Presidenti i Republikës.

https://x.com/BajramBegajAL/status/1793693079267844262

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit