Home Aktualitet “OKB rregullo...

“OKB rregulloi imazhin e saj me Srebrenicën, troç!” Analisti Andoni: Retorika e Serbisë e frikshme

32
0

Analisti Ben Andoni thotë se me rezolutën e Srebrenicës, sot Kombet e Bashkuara kanë rregulluar imazhin e tyre dhe këtë e arsyeton.

“Gjënë më të madhe e ka bërë vendimi i gjykatës së Hagës. Ka 50 njerëz që i ka pas hekurave me dënime të përjetshme. Këtu është mbyllur, madje është toleruar Serbia. Kjo e sotmja ishte patetike. E kam jetuar vitin 91 në Kroaci dhe e kam parë se çfarë ka ndodhur me luftën.

Sot Kombet e Bashkuara rregullojnë imazhin e tyre. Ata 8 mijë veta që u masakruan në Srebrenicë, u masakruan edhe për shkak të apatisë dhe konfuzionit të paqeruajtësve të OKB-së, Troç! Por disa gjëra ne edhe nuk i themi. Prandaj them që është patetike. Sot u vendos edhe ajo që njerëzit prisnin”, thotë analisti në “A2Cnn”.

Nga ana tjetër, për të retorika që vjen nga Beogradi është e frikshme. “Sot që po flasim, kjo në Serbi po përjetohet si një lloj lavdie, jo thjesht prej gjestit shumë patetik të Vuçiç, shqetësues shumë i madh është retorika që vjen nga Beogradi dhe ajo që u artikulua sot ka qenë e frikshme.

Shqetësues është listimi i vendeve dhe këtu Shqipëria do të jetë shumë e kujdesshme. Më kanë çuditur Emiratet, Hungaria po e po, abstenimi i Greqisë është i dhimbshëm. Përpara historisë, grekët duhet të tregonin që është populli që trashëgon parimet më të larta të demokracisë”, tha Andoni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit