Home ShowBiz Olly Alexande...

Olly Alexander do të përfaqësojë Britaninë e Madhe në “Eurovision 2024” me një këngë të shkruar nga Dua Lipa?!

41
0

Këngëtari i njohur Olly Alexander thuhet se është në bisedime për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurovizionin e vitit të ardhshëm në Suedi.

33-vjeçari thuhet se është një fans i madh i konkurrencës dhe ‘i dëshpëruar’ për të qenë hyrja zyrtare e Britanisë për vitin 2024. Drejtuesit e BBC-së padyshim shpresojnë të ndryshojnë fatin e Mbretërisë së Bashkuar pasi Mae Muller nuk arriti të impresiononte audiencën në fillim të këtij viti në konkursin në Liverpool, ku ajo përfundoi e dyta nga e fundit.

Sipas The Sun, Olly ka realizuar një këngë të shkruar nga Dua Lipa dhe producenti i saj Danny L Harle. “Është një ëndërr e realizuar për Olly”, tha një burim i afërt me këngëtarin. Përveçse është në krye të top-listave me “Years & Years”, Olly ka kaluar edhe në botën e aktrimit. Ndërkaq, Dua Lipa nga ana tjetër po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”.

Thuhet se ylli i muzikës pop po synon të nisë turneun e saj të parë në stadium vitin e ardhshëm. Lipa po kërkon të bëjë një hap nga shfaqjet në arenë pas turneut të saj të suksesshëm “Future Nostalgia 2022”, ku performoi 12 shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi i saj thuhet se po përpiqet të planifikojë datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

“Dua do të jetë kudo në vitin 2024”,-tha një burim për The Sun. Turneu i saj “Future Nostalgia i vitit 2022” pati 12 shfaqje në arenë në Angli, kështu që disa koncerte në stadium janë padyshim të mundshme. “Për momentin nuk ka data të konfirmuara”,-thanë burimet Albumi i dytë në studio “Future Nostalgia” u publikua në mars 2020 dhe fitoi tre çmime “Grammy”, duke përfshirë çmimin “Albumin e Vitit”, në ceremoninë e 2021. Kjo vjen pasi u zbulua se Dua, Madonna dhe Coldplay janë pretendentët kryesorë për të performuar si titullar në “Glastonbury” në 2024.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit