Partizani ka prezantuar sot dy blerjet e para të merkatos së dimrit, Murataj dhe Stenio Junior. Drejtori Olsi Rama ka folur për ta, duk u shprehur se tashmë Daja do të ketë në dispozicion një skuadër më të kompletuar.
“Ja ku arritëm të prezantojmë dy lojtarë të rinj te Partizani. Ka patur interes të madh, është bërë një punë shumë e mirë me stafin. Murataj është një njohje e vjetër e juaja dhe e Partizanit, sepse është rritur këtu. Ishte dështirë e trajnerit Daja. E kthyem në familje për të shtuar kualitetin, vlerësojmë agresivetin që ka shprehur edhe në Ballsh. Ishte një marrëveshje e arritur me Bylisin. Jemi të kënaqur nga këto dy prurje, janë të mirëseardhur në familje tonë.
Stenio Junior, po ta themi emrin e plotë të tij, ka pasur një karrierë shumë të mirë te Shkëndija e Tetovës. Ka ndikuar edhe përvoja e Pollozhanit te Shkëndija. Kur doli i lirë te Shkëndija, ishte i mirëpritur te ne. Ishte zgjedhja jonë e parë, se kanë dalë barsaleta nëpër media që ka patur konkurrencë mes klubeve për të. E kam parë kur luante te Shkëndija, në kohën kur nuk isha pjesë e Partizanit. Shkëndija ka bërë mirë në Maqedoni, ka shkruar histori. Junior i bashkohet ‘kolonisë’ braziliane me Melon dhe Cardozon.
Merkato? Po bisedojmë me lojtarë të ndryshëm. Nuk ka gjë konkrete, vetëm bisedime. Stafi po punon shumë me Dajën. Është zgjedhja e stafit para meje. Bëj analizën se çfarë stafi më sugjeron dhe anën financiare. Presim edhe elementë të tjerë. Nuk duam t’i lëmë gjërat për më 31 janar. Duam ta kemi ekipin sa më të përgatitur dhe sa më shpejt.
Ofertat për Kardozo, Solomon dhe Asani? Më besoni, ka goxha interes në këtë drejtim nga shumë ekipe për 3 lojtarët tanë. Primar është Partizani. Para se të bëjmë largime, do të ketë afrime. Në momentin që do identifikojmë elementë me kosto, do të pranojmë sakrifica. Kemi dhe Partizanin B, mund të bëhen pjesë e ekipit të parë, nëse bëjnë mirë në Kategorinë e Parë. Çdo lojtar është i nevojshëm, asnjë nuk është i domosdoshëm. Në këtë moment, do të bëjmë analizë në planin tekniko-taktit, jo vetëm financiar”, deklaroi Olsi Rama.
Discussion about this post