Home Aktualitet ”Open B...

”Open Balkan”, Berisha: Kërcënon ekzistencën e Kosovës

41
0

Në mbledhjen e parë me demokratët, lideri historik i selisë blu, Sali Berisha tha se kjo është përpjekja më e rëndësishme për një PD më të bashkuar.

Nga ana tjetër, Berisha ka lëshuar akuza të forta për nismën e ”Open Balkan”, ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Për të Edi Rama e ka kthyer Tiranën në vasal të Beogradit dhe shtoi se Ballkani i Hapur kërcënon hapur ekzistencën e Kosovës.

”Ky argat i Vuçiç, Procesit të Berlinit, të ndërmarrë nga Merkel, në 2012-2013 u hartua nga serbofilët platforma e Ballkanit 6+2 që parashikonte ngritjen e Jugosllavisë së Re. Qeveria shqiptare e kohës e kundërshtoi, po ashtu dhe ajo e Kosovës. Konceptin e mori në duart e saj Merkel. Ajo hoqi organet e serbo-madhisë me qëllimin që të promovonte dialogun dhe të jepte përgjigjen më të favorshme për rajonin.

Në atë kohë kishte një diskutim që Ballkanin mund ta mbajmë partner, por për ta nuk kemi nevojë. Aleksandër Vuçiç, njeriu që nuk njeh gjenocidin e vendosur në dy vendime të Gjykatës Ndërkombëtare, me dy vasalët e tij thotë që na duhet mini-Shengen.

Ja ku është Ballkani i Hapur. Ai nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe dhe kërcënimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës”, u shpreh Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit