Home Aktualitet ”Open B...

”Open Balkan”, Kraki: Serbia po bëhet një vend i fuqishëm politikisht

12
0

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut i dhanë jetë nismës së tyre të njohur deri sot si Shengeni Ballkanik e nga sot si ”Open Balkan”, duke firmosur sot në Shkup marrëveshjet për lehtësimin e import-eksporteve që eleminojnë barrierat doganore mes vendeve. Lektori Nezir Kraki, thotë se Europa nuk bën pjesë në prioritetet e qeverisë shqiptare, teksa shton se as Shqipëria as Maqedonia nuk duhet t’i kenë raportet e njëjta me Serbinë, pasi kjo e fundit ka tjetër aktualitet politik dhe ambicie.

“Europa nuk bën pjesë në prioritet e qeverisë shqiptare. Rama në batutat e tij thoshte që nëse nuk na lini do shkojmë në krahët e tjetër kujt. Në retorikën e tij i ngjan asaj retorike serbe. Serbia e ka luksin të luajë pas me Evropën, të cilën e akuzon për humbjen e Kosovës, për bombardimin e viti 1999, NATO-n nuk e sheh fare si synim. Shqipëria është anëtare e NATO-s, Maqedonia po ashtu.

As Shqipëria dhe as Maqedonia, nuk i kanë hallet e njëjta me të Serbisë dhe nuk duhet ti kenë raportet e njëjta apo synimet e njëjta me Serbinë sepse Serbia ka tjetër ambicie, tjetër histori, tjetër aktualitet politik, dhe ky bashkim tani, i bie që Shqipëria është futur në rrugën e Lindjes së Re, dhe e ka lënë rrugën e perëndimit.

Serbia është shteti më i fuqishëm i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht, dhe ky përafrim me Shqipërinë, të gjitha këto janë shlyen Serbisë të bëmat e saj politike ekonomike të dekadave të fundit dhe e rikthen në shtet faktor, në shtet normal.

Këto iniciativa kanë kthyer Serbinë , në shtet të frekuentueshëm politikisht. Duke defaktorizu Shqipërinë deri në pikën sa me iniciativën e re që qytetarët e Serbisë do të futen në Shqipëri pa kontroll, ndërkohë qytetarët e Kosovës me kontroll. Nuk e di se çfarë studimi duhet të bëhet që të dekodohet kjo qasje e re e Edi Ramës,e cila në fakt nuk lidhet as me aspiratat e popullit shqiptarëve të Shqipërisë. Njerëzit në Shqipëri nuk e kanë votuar Edi Ramën që t’i dërgojë ato në Beograd”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit