Home Aktualitet Operacioni në...

Operacioni në 3 shtete për trafikimin e klandestinëve, Tonin Vocaj: Të arrestuar 18 shqiptarë dhe 7 emigrantë

310
0

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj ka folur mbi operacionin për goditjen e 4 grupeve kriminale në Shqipëri, Itali dhe Turqi për trafikimin e klandestinëve.

Në një konferencë me homologët italianë, Vocaj shprehet se gjatë këtij operacioni janë arrestuar 25 persona në vendin tonë, 18 prej tyre shqiptarë ndërsa 7 janë klandestinë që pritej të trafikoheshin.

Vocaj bën me dije gjithashtu se në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar mjete lundruese si skafe që përdoreshin për transportimin e klandestinëve.

Policia e Shtetit sot ka finalizuar një operacion duke ekzekutuar urdhër arreste për 18 shqiptarë në 3 qytete si Vlorë, Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Autoritetet greke italiane dhe shqiptare kanë zhvilluar një operacion të përbashkët. Operacioni është zhvilluar në këto tre shtete por dhe disa vende të tjera. Është dokumentuar fakti se pjesëtarë të 4 grupeve kriminale, ushtronin aktivitetin kriminal të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme drejt BE-së. Pasi siguronin njerëz në Irak, Siri dhe Egjipt apo dhe në vendje të tjera, në shkëmbim të shumave nga 5000 deri në 10.000 euro, i çonin drejt vendeve të BE-së. Janë dokumentuar 7 episode të kontrabandimit në vendin tonë në disa qytete. Janë kapur në flagrancë dhe persona të kontrabanduar. Gjithashtu janë sekuestruar, mjete lundruese, skafe dhe mjete të tjera që bënin të mundur transportimin. Me vendim përcaktimin e masës së sigurimit nga prokuroria e posaçme, është urdhëruar arrestimi në Shqipëri për 25 persona si pjesë e grupeve kriminale”, – tha Vocaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit