Home ShowBiz Opinionistët ...

Opinionistët e Big Brother: Duhet të triumfojë një vajzë, do të jenë dy fitues…

115
0

Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj, janë dy opinionistët që shoqëruan banorët e Big Brother VIP me komentet e tyre të sinqerta. Ori Nebijaj u shpreh se ndryshe nga edicionet e tjera, ky BB ka nxjerrë pesë finalistë dhe sipas saj, të pestë janë fitues.

Arbër Hajdari u shpreh se ky edicion ka dy fitues, njërin që do zgjedhë publiku që ai shpreson të jetë një vajzë dhe moderatorin Ledjon Liço.

Ori: Është një finale emocionuese, në këtë edicion, surpriza më e madhe ishte që ky BB na ka dhënë 5 finalistë dhe 5 fitues që i duam, na pëlqejnë, jemi dashuruar me ty, ndryshe nga herët e tjera. Mezor po pres të shkojmë më shumë.

Arbri: Unë mendoj që nga ky program këtë vit do dalin dy fitues, njëri ai që zgjedh publiku dhe dituesi tjetër je ti. Dua të të vlerësoj për mënyrën si e ke drejtuar këtë program nga fillimi deri në fund.

Ledjoni: Më keni ndihmuar shumë, ma keni bërë rrugëtimin më të lehtë dhe më të kënaqëshme.

Arbri: Ky vit na dha 5 finalistë që në këndvështrimin tim të pestë kanë dhënë për lojën. Ajo që kam parë unë ndryshe, kemi pasur vajza dhe gra të forta. Uroj që fituese të jetë një vajzë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit