Home Aktualitet Opozita mund ...

Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse…

1056
0

Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili

Pas një viti janë zgjedhjet parlamentare, por ato kanë filluar që tani. Të dyja kampet politike janë në fushatë de facto, ndonëse Presidenti i Republikës nuk ka dekretuar datën e saktë.

Sondazhet tregojnë një rritje të kuotave të opozitës, por jo deri aty sa të bëjë 800 mijë vota, aqsa ka Edi Rama dhe PS. Prapë janë larg pushtetit. Vetëm nëse arrijnë të bindin pjesën gri të elektoratit, që sillet diku mes 20-27 përqind, atëhere mund të shpresojnë për rikthim në pushtet pas 12 vitesh.

Ndërkohë Edi Rama po luan të gjitha kartat për rritjen e elektoratit në vitin 2025. Gjithçka është në funksion të një mandati të katërt për PS.

Opozita, e cila drejtohet nga Berisha, po bën fushatë, por akoma nuk duket drita e madhe në fund të tunelit ku e futën vetë drejtuesit demokratë partinë demokratike.

Berisha ka nevojë të deklarojë dhe të vendosë se vetë nuk do të jetë kandidat për kryeministër, paçka se ka diku te 500 mijë vota. Ai dhe PD, e krejt opozita, duhet të nxjerrin që tani ekipin e ri drejtues të qeverisë së tyre në rast fitore në vitin 2025. Që të shkojnë te fitorja duhet të dijnë njerëzit e thjeshtë, ata që nuk janë demokratë, por që nuk duan PS dhe Edi Ramën, se kush do ti drejtojë në qeverisje, për cilët do të votojnë në zgjedhje që të dalin në votime.

Është një ekip drejtues, por akoma nuk ka lirinë e plotë nga Berisha. Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe Agron Gjekmarkaj, pa harruar edhe Jorida Tabakun e Tomorr Alizoti do të ishin një grup brilant për të shkuar në zgjedhje përballë Edi Ramës.

Por këta duhen zyrtarizuar me vendim të PD dhe natyrisht me lejen e Berishës. Dhe që tani duhet vendosur si opozitë që do të jenë bashkëdrejtuesit e qeverisë demokrate.

Natyrisht që përherë ka një kryeministër si kandidat, por duke qenë se jetojmë në Shqipëri dhe meritë vijnë nganjëherë më të forta brenda familjes politike, mbetet një zgjidhje oportune se njëri nga të pesë mund të jetë kryeministri nesër, po që se fiton Opozita.

Nëse Berisha vazhdon akoma avazin e vjetër se mund të jetë ai kryeministër për herë të tretë, kur ka rrjedhur shumë uji në lumin demokrat, atëhere Edi Rama e ka të sigurtë pushtetin edhe në vitin 2025.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit