Opozita nis ofensivën me molotov para bashkisë Tiranë. Policia apel: Ndaloni sulmin!

Ka nisur me molotov protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës.

Kjo është protesta e 8 në radhë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Siç shihet nga pamjet, policia ka fortifikuar bashkinë, ndërsa e ka rrethuar me gardh metalik.

Disa protestues kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë, ndërsa policia ka apeluar me megafon që të ndalen sulmet.

Opozitarët kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protesta.

SHKARKO APP