Home Editorial Opozita nuk s...

Opozita nuk synon rikthimin në pushtet!

1393
0

(Ky editorial shikohet më i plotë si video, ndaj kliko për ta ndjekur)

Sot ish-kryeministri Berisha uroi fitoren e opozitës turke në qytetet e mëdha të Turqisë. Me tone entuziaste Berisha thotë se në Turqi opozita po forcohet dhe po krijon besim në popull.

Ndër të tjera Berisha thotë:” Presidenti Erdogan ka pranuar humbjen dhe vlerëson fitoren e opozitës si pikë kthese në historinë e Turqisë. Qëndrime autoritare, afinitet i tepruar me Rusinë, braktisja e trashëgimisë kemaliste dhe ndërhyrjet e tij dhe shtetit në çështjet e fesë, u ndëshkuan nga zgjedhësit turq në këto zgjedhje.

Shtoj këtu gjithashtu se humbja në Stamboll dhe Bursë, qytete me prezencë të fuqishme shqiptare, dëshmon se Erdogan pagoi gjithashtu mbështetjen obskure dhe aprincipiale personale që ai i ka dhëne këto vite Edi Ramës, këtij armiku të vërtetë të kombit shqiptar, i cili me narkoshtetin që ndërtoi, largoi nga Shqipëria 1/3 e shqiptarëve.

Me këtë rast Partia Demokratike uron përzemërsisht fitoren e opozitës turke në këto zgjedhje dhe mbetet e hapur të bashkëpunoj me udhëheqjen opozitare në interesin më të mirë për një të ardhme në paqe e demokraci të dy popujve dhe dy vendeve tona”- sqaron ish-kryeministri demokrat.

Pyetja shtrohet se kur në Turqi opozita rimori qytetet e mëdha në zgjedhjet vendore, por pse në Shqipëri PD dhe krejt opozita humbi edhe bastionin e saj verior, qytetin e Shkodrës.

Në qoftëse në Turqi opozita krijon besim dhe nxjerr lider të rinjë, e kundërta ndodh në Shqipëri.

Këtu opozita po sakatohet akoma mes vetes, dhe nuk krijon besim.

Opozita në Tiranë po lufton të rimarrë votat e saj diku të 600 apo 700 mijë vota, kurse kryeministri Rama po punon që nga 800 mijë vota të shkojë me shumë dhe të blindojë pushtetin.

Këtu liderët kryesorë të opozitës janë të njëjtë tash 33 vite, kurse në Turqi ajo forcohet se krijon shpresë dhe besim në popull, pasi kreu i opozitës është një politikan 52 vjeçar.

Në Tiranë liderët e opozitës i kanë provuar të gjitha postet në shtet nga kryeminister dhe president dhe anasjelltas ndaj nuk kanë asnjë dëshirë për tu rikthyer në pushtet.

Në Tiranë bëhet sikur po luftojnë qeverinë por me shumë e kanë hallin se si të ruajnë bizneset dhe eurot që kanë fituar kur ishin në pushtet. Me shumë ata merakosen nga SPAK-u  se sa mendojnë seriozisht tek rrëzimi i Edi Ramës.

Këtu opozita bën sikur e lufton Edi Ramën, por nën rrogoz çjnë fjalë për marëveshje që të mos shkojnë në burg dhe të mos iu preken bizneset dhe paratë e familjarëve.

Dhe kryeministri Rama ua di hallin ndaj i lejon të thonë çfarë të duan me fjalë, bile edhe të krijojnë fortunë “revolucionesh”, por vetëm të mos bëjnë realisht rrëzim pushteti.

Në Turqi opozita po shkon drejt pushtetit, kurse në Tiranë opozita po ruhet nga burgu dhe nuk e ka mendjen te pushteti që duan demokratët.

Opozita shqiptare është si dita me natën në raport me opozitën turke, ku natyrisht “nata” mbetet kjo e Tiranës, prandaj imagjinoni se si është ajo në raport me Europën dhe vlerat demokratike opozitare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit