Opozitë as mish e as peshk ose opozitë e blerë!

Nga Herion Mesi-

Edi Rama ua mori zgjedhjet me të gjitha mënyrat që ai i njeh. Jua përlau në vitin 2017 dhe prapë me 25 prill 2021.

Ju zëvendësoi deputetët me ato të listave, ku lanë nam në krejt historinë e parlamentarizmit shqiptar. Ju bëri zgjedhje njëpartiake vendore. U ndryshoi Kodin Zgjedhor, siç deshi.

Ju mori zgjedhjet me të gjitha format me 25 prill.

Po kërkon t’ju shkarkojë Presidentin e Republikës, i cili në të vërtetë sakrifikoi veten dhe karrigen për ato zgjedhje.

U rrëzoi çdo ankesë në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor.

Rrezikon t’i fusë në burg me SPAK, një e nga një, ndërsa nga qeveria dhe mazhoranca asnjë nuk po arrestohet.

PD dhe LSI rrinë e ankohen në media dhe thonë “po na vjedh Rama!”. Populli pret dhe do sinjal, kurse këta kanë frikë përballjen në rrugë.

Kjo mbetet Opozitë “as mish e as peshk” ose siç e thotë një analist i njohur që del shpesh në Open, “OPOZITE E PJERDHUR!”.

Fatkeqësi  e madhe për këtë popull dhe për opozitarët!

SHKARKO APP