Ore Kozak me çfarë merresh ti, pse je bërë kaq i famshëm? Ylli Rakipi interviston fenomenin e TikTok-ut

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar për influencerët dhe personazhet e famshëm të Tik Tok, të cilët kanë milionë shikime dhe një pjesë prej tyre janë kthyer në problematikë, për shkak të sharjeve dhe dhunës. I ftuar ka qenë edhe Kozak Braçi, një nga personazhet e famshëm të Tik Tok, që shpjegoi diçka për këtë platformë dhe si fitohen paratë aty.

Pjesë nga biseda

Kozak Braçi: Nuk jam bërë i fashmshëm në Tik Tok, jam bërë i famshëm duke nisur emision në Instagram. Kam bërë intervista edhe nga estrada.

Ylli Rakipi: Po në Tik Tok si erdhe ti?

Kozak Braçi: Ja siç po flas tani më marrin dhe më bëjnë viral.

Ylli Rakipi: Thonë që fitojnë para shumë të madhe në Tik Tok. Sa fiton ti?

Kozak Braçi: Tani fitojnë edhe njërëz që nuk njihen fare, bëjnë idiotësira edhe fitojnë, na del edhe nami ne të tjerëve. Ka lek, kanë fituar shumë lek njerëzit. Ka patur muaj që kam marrë edhe 50-60 mijë dollarë nga Tik Toku.

Ylli Rakipi: Pashë disa video të tuat, edhe ti shan aty.

Kozak Braçi: Ja unë jam në emision serioz tani. Unë hyj në live edhe më sulmojnë, më shajnë familjen, nënën, fëmijën, edhe unë njeri jam, është gjë normale. Edhe ti po të jesh live në Tik Tok, mund të acarohesh edhe të shash. Tani unë njeri me gjak jam. Unë njihem si Kozaku i intervistave.

Ylli Rakipi: Mos ndodh se ju bien shikimet këto?

Kozak Braçi: Jo këtu duhet të ketë një polici që të merret me këtë dhe mos shajnë, gjashtë veta janë që janë budallenj dhe bëjnë nga këto gjëra. Duhet të dalë shteti dhe ti marrë.

Ylli Rakipi: Sa kohë rri ti në Tik Tok?

Kozak Braçi: Një orë rri unë.

Ylli Rakipi: Po pjesën tjetër cfraë bën ti?

Kozak Braçi: E kaloj më familjen, nusen, djali.

Ylli Rakipi: Merresh me gjë tjetër? A ke hobi tjetër?

Kozak Braçi: Emisionin, kjo është puna ime.

Ylli Rakipi: Më thanë që ty të kanë marrë edhe njëherë peng. Është e vërtet kjo?

Kozak Braçi: Po ja kështu për këto punët, jo më shau, jo të shava. Nuk është kollaj të shash tjetrin aty, ka probleme kur shan. Ky stan këtë bulmet ka.

Anaid Kaloti: Të kanë arrestuar ndonjëherë?

Kozak Braçi: Më kanë thirrur për një video që më kanë bërë mua para gjashtë vjetësh, që nuk kam qenë as i famshëm. Mi nxjerrin për të më sulmuar, të marrin famë. Policia normale ka bërë punën e vet dhe ka mbaruar aty, është gjë normale.

SHKARKO APP