Nuk ka fitues në derbin e Londrës mes Arsenal dhe Tottenham teksa sfida e luajtur në Emirates Stadium përfundoi në barazimin 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin topçinjtë. Bukayo Saka goditi fort në hyrje të zonës me topin që u devijua nga mbrojtësi Christian Romero duke nxjerrë kështu jashtë trajektore portierin Vicario.
Megjithatë, Spurs-at nuk u dorëzuan dhe barazuan tre minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Heung Min son. Koreano-jugori shfrytëzoi një asist mjaft të bukur nga Maddison dhe mposhti portierin Raya. Në fraksionin e dytë, Arsenal u rikthye sërish në avantazh.
Edhe një herë tjetër protagonist u bë Romero që shkaktoi penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë. Më pas Tottenham barazoi sërish me anë të Son. Maddison i rrëmbeu një top në mesfushë Jorginhos dhe pasoi për Son që përballë Sanchez nuk mund të gabonte.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund edhe pse të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm triumfin. Arsenal mbetet në vendin e pestë me 14 pikë, katër më pak se kryesuesit e Manchester Cityt.
Chelsea pësoi një tjetër humbje, 0-1 në shtëpi ndaj Aston Villa-s. Ollie Ëatkins do të shënonte golin e vetëm në minutën e 73-të, teksa vendimtare ishte dhe dalja me karton të kuq e Malo Gusto nga minuta e 58-të. Liverpooli fitoi 3-1 ndaj Ëest Ham. Salah me penallti dhe Nunez e Diogo Jota ishin autorët e golave, ndërkohë që Boëen shënoi golin e vetëm për miqtë.