Home Aktualitet Parandalohet ...

Parandalohet krimi brenda familjes/Kërcënoi me armë gruan dhe dy vajzat, arrestohet vlonjati

35
0

Një 46-vjeçar kërcënoi me armë zjarri gruan dhe vajzat e tij mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë. Me t’u njoftuar për këtë situatë, në shtëpinë e familjes që ndodhej në lagjen “15 Tetori”, zbarkuan forcat e policisë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, është kapur në flagrancë në tentativë për t’u larguar me një motoçikletë, shtetasi Sh. Xh., 46 vjeç.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për referimin e materialeve procedurale në Prokurori.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit