Home Aktualitet Parku i Liqen...

Parku i Liqenit të Paskuqanit, një tjetër pol ekoturistik i qarkut të Tiranës

43
0

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Parku i Ri i Liqenit të Paskuqanit, të cilin e inspektoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Parku i Ri i bashkisë Kamëz, brenda dy vitesh është kthyer në një model të forcës së transformimit gjelbëruar me 32 mijë pemë, për të shërbyer si një tjetër pol ekoturistik i qarkut të Tiranës.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli u shpreh se, “falë kontributit të biznesit kemi shkuar në 32 mijë pemë të mbjella në këtë park”. Ministrja Kumbaro tha se, “rasti i Paskuqanit është modeli perfekt. Këtu ishte një hapësirë bosh dhe dukej si një sfidë shumë e madhe. Sot shohim që fidanët janë rritur dhe përveç se krijohet një hapësirë e re, është modeli që japim duke përfshirë të gjithë komunitetin”.

Parku i Liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash. Në liqenin e Paskuqanit janë mbjellë mbi 32 mijë pemë, duke e kthyer këtë park nga një vend ferrash e plehrash, në një mushkëri të gjelbër. Parku i Liqenit të Paskuqanit i vlen edhe kryeqytetit, edhe pse ndodhet në bashkinë e Kamzës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit