Parlamenti nis me një minutë heshtje për minatorin që humbi jetën në minierën e Bulqizës

Seanca e radhës plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar disa ditë më parë në një nga galeritë e minierës së Bulqizës dhe si pasojë ndërroi jetë.

Kjo kërkesë është bërë nga deputetja e PD Dhurata Çupi.

“Një minator humbi jetën në Bulqizë. Do të donim të mbanim një minutë heshtje”, tha Çupi

Kërkesa të tilla bëhen paraprakisht dhe le të jetë ky rast, rasti i fundit kur bëhet kjo gjë. Kryetarja e Kuvendit duhet të thërritet në kohë. Unë po kërkoj të vij kryetari i grupit parlamentar i PD. Dakord, le të mbahet 1 minutë heshtje“, u kundërpërgjigj Balla.

SHKARKO APP