Home Aktualitet Partia e Liri...

Partia e Lirisë riorganizohet, Ilir Meta: Unë do të jem President!

146
0

Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit. Ai tha se PL nuk do të ketë më kryetar, por president, post për të cilin do të kandidojë vetë.

Erisa Xhixho do të jetë zëvendëspresidente, ndërsa Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm.

Vijon puna për ndryshimet në Statut që do të sjellin një Partis të re Lirie që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri.

Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh.

Do ti japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit.

PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik. Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike.
Nuk do të ketë kryetar por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj.

Do të ketë vetëm një zv.president, kandidatja e vetme është Erisa Xhixho”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit