Partia Socialiste mbledh sot Kongresin. Zbardhet agjenda, ja çfarë do të diskutohet

Partia Socialiste mbledh organin më të lartë të vendimmarrjes.

Në Kongresin e sotëm do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt.

Punimet e Kongresit pritet të nisin në orën 11:45 dhe do të jenë të ndara në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.

Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.

SHKARKO APP