Home Sporti Partizani zyr...

Partizani zyrtarizon divorcin me mirëkuptim me Ergys Kaçen

58
0

Ergys Kaçe nuk është më lojtar i Partizanit. Mesfushori i njohur, i cili u afrua me bujë të madhe te “Demat” verën e kaluar shënoi vetëm 2 gola në 25 ndeshje.

28-vjeçari nuk arriti që të përshtatej me lojën e Të Kuqve, duke u aktivizuar vetëm në 978 minuta mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë këtë sezon.

Klubi kryeqytetas ka ndërprerë bashkëpunimin me Kaçen me anë të një komunikate të shkurtër zyrtare të publikuar në faqen zyrtare, aty ku mungon falënderimi për kontributin e tij.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre”, lexohet në postimin e Partizanit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit