Home Aktualitet Pas 3 vitesh ...

Pas 3 vitesh si pandemi, nga sot thuhet lamtumirë Covid-19

62
0

Pas shpalljes si pandemi globale në 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se Covid-19 nuk përfaqëson më një “urgjencë globale shëndetësore”.

Deklarata përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të pandemisë. Ky lajm pozitiv vjen tre vjet pasi kjo organizatë shpalli për herë të parë nivelin e saj më të lartë të alarmit mbi virusin.

Zyrtarët thanë se shkalla e vdekjes së virusit kishte rënë nga një kulm prej më shumë se 100 mije njerëz në javë në janar të vitit 2021 në pak më shumë se 3,500 njerëz më 24 prill. OBSH ka njoftuar se “të paktën 20 milionë” persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

“Ky është një moment që duhet festuar, por duhet të shërbejë edhe për të reflektuar. Janë humbur jetë që nuk duheshin humbur. Duhet tu premtojmë fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona se nuk do të përsërisim të njëjtat gabime”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejesus.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit