Home Aktualitet Pas atentatit...

Pas atentatit dhe arrestimit të bujshëm, Gjykata e Vlorës liron Edison Begajn

93
0

Pas atentatit me 9 plumba dhe arrestimit të bujshëm, Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Edison Begajn. Vendimi i është komunikuar në ambientet e spitalit të Vlorës, ku Begaj ndodhet i shtruar, pasi ka shfaqur ndërlikime shëndetësore pas arrestimit tre ditë më parë.

38-vjeçari u arrestua më 15 qershor, gjatë një aksioni blic të RENEA-s në Lungomare të Vlorës, teksa me vete iu gjet një pistoletë. Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai i shpëtoi atentatit me katër plumba mesnatën e 29 Majit në Kaninë të Vlorës.

38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Policia e Vlorës ende nuk ka asnjë pistë konkrete për këtë ngjarje.

Djali i xhaxhait të Edisonit, dje hodhi akuza për policinë. “Gjithçka tendencioze. Policia nuk e mbrojti dot, u plagos me 9 plumba në sy të fëmijëve. Armën e kishte për vetëmbrojtje. Nëndrejtori erdhi te biznesi dhe bëri me shenjë për të arrestuar Edisonin. Edisoni nuk ka bërë krim, po mbronte jetën e tij, ndërkohë që atentatori i tij endet i lirë. Atentatori ishte veshur si polic, u gjet veshja, u gjet makina, u gjet arma, por jo autori. Edisoni ka lënë dy fëmijët e mitur rrugëve”, u shpreh Mikel Begaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit