Pas librave të gatimit, Arbana Osmani hap restorant te Piramida e Tiranës

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani, tashmë do të ketë edhe një biznes privat nën administrim. Në godinën e Piramidës së Tiranës, Osmani do të drejtojë një restorant ku do të gatuhen brumra, ëmbëlsira, pasta të freskëta dhe produkte të tjera.

Nuk do të mungojë as shërbimi katering. Biznesi i prezantueses së njohur do të zhvillojë aktivitetin në katin e parë të godinës. Në maj të këtij viti, Bashkia e Tiranës dhe Fondi Amerikano Shqiptar i Zhvillimit shpallën thirrjen për kompanitë që janë të interesuara të marrin me qira ambiente te Piramida e Tiranës.

Mesa duket prezantuesja nuk ka ngurruar për të provuar edhe fatin e saj në një biznes privat. Dihet nga të gjithë që Osmani ka botuar libra kuzhine dhe herë pas here publikon në rrjetet sociale receta të ndryshme.

SHKARKO APP