Home Aktualitet Pas ministrit...

Pas ministrit Çuçi, edhe Rama bën përgjegjës Gjykatat për kriminalitetin në vend

7
0

Në të njëjtën linjë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi është edhe kryeministri Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Rama tha se Policia nuk mund të dënojë, po të çojë para gjykatësve ata që kanë shkelur ligjin, duke i akuzuar ata për vendime abuzive. Sipas Ramës, gjykatës që ende nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, nuk po i dënojnë personat që shkelin ligjin as me minimumin e parashikuar në ligj.

”Policia e Shtetit nuk dënon, reagon, ndalon dhe çon para gjykatës personat që shkelin ligjin dhe në rast se fjala vjen, mund të konsiderohet një arsye e një tragjedie fakti që personat e përfshirë në tragjedi kanë armë pa leje, patjetër që armëmbajtja pa leje këtu dënohet, nuk është Policia e Shtetit që mund të çojë në burg ata që çon para gjykatësve dhe ata nuk i dënojnë as me minimumin që i jep ligji.

Mediat duhet të bëjnë demaskimin e këtyre gjykatësve sepse janë fakte skandaloze që ndodhin dhe që Gjykatatat të cilët janë akoma në detyrë sepse nuk kanë kaluar Vetting-un dhe abuzojnë, nuk ka një instrument qeveria që t’i bëjë zap dhe shumë mirë që nuk i ka sepse kemi zgjedhur të jetojmë në një vend demokratik.

Duhet të gjithë të bëjnë pjesën e tyre, e jona është e qartë, vazhdimi i procesit të reformimit dhe të fuqizimit të Policisë së Shtetit, në sensin e ristrukturimit të vazhdueshëm, për të arritur objektivat që kanë të bëjnë me moshën, integritetin, performancën e secilit dhe në teknologji në mënyrë që shumëçka, në aspektin e monitorimit të territorit të bëhet më mirë. Nuk është çështje e lënies së fajit, jetojmë në një sistem ku përgjegjësitë janë personale, kush shkel ligjin duhet të ndalohet dhe dënohet dhe nëse një nga hallkat nuk funksionon, bëhet më e vështirë”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit