Pas përfundimit të kontratës me TCH, Luizi bëhet imazh i pijes me të cilën ”çm*ndi” shqiptarët

Luiz Ejlli, fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, sot përmes një postimi në Instagram, bëri me dije fundin e kontratës 1-vjeçare me Top Channel. Pa humbur shumë kohë, po sot u zbulua që ai është zgjedhur si fytyra e re e kompanisë së njohur të pijeve energjike “Golden Eagle”.

Luiz Ejlli shprehu kënaqësinë e tij për këtë rol të ri dhe vlerësoi faktin që do të jetë fytyra e një linje të re produkti, duke u shfaqur jo vetëm në reklama por edhe në ambalazhin e pijes. “Për mua është një herë kënaqësi. Të jem imazhi i Golden Eagle, aq më tepër të jem edhe në kanaçe, domethënë dhe e kam për nder që jam ambasador i saj”, u shpreh Ejlli, i cili gjatë qëndrimit të shtëpinë e Big Brother, e kishte pije të preferuar dhe e rriti shumë audiencën e produktit.

Gjatë bashkëpunimit, Ejlli do të jetë jo vetëm në reklama dhe promovime, por edhe në kanaçet e pijeve, duke shtrirë kështu prekjen e tij artistike në një tjetër sferë të tregut. Ky hap iu afron më shumë këngëtarit me fansat dhe konsumatorët e pijeve energjike, të cilët tashmë e shohin si një figurë pozitive dhe inspiruese.

SHKARKO APP