Home Aktualitet Pas shkarkimi...

Pas shkarkimit si Ministre, zbulohet pozicioni i ri i punës i Frida Krifcës

315
0

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është angazhuar me një detyrë të rëndësishme, pasi u largua nga posti që e mbajti për disa vite. Ajo është sistemuar me një zyrë të ngjashme me ato që kanë këshilltarët e kryeministrit Edi Rama në katin e tretë të Kryeministrisë.

Vitet e fundit ajo shërbeu fillimisht si drejtoreshë e AZHBR dhe ministre e bujqësisë, pozicion të cilin e la pasi në media u publikua skandali i shpërdorimit të fondeve të BE për bujqësinë.

Për këtë të fundit Frida Krifca po hetohet nga OLAF, zyra e posaçme e BE për korrupsionin dhe njëkohësisht çështja e saj është në dosjet aktuale të prokurorëve të SPAK.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit