Home Aktualitet Pas Yuri Kim ...

Pas Yuri Kim reagon Luigi Soreca për prokuroren Imeraj: KPA ta rihetojë këtë çështje me pavarësi

6
0

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar pas ankimit të bërë nga ana e Vëzhguezve Ndërkombëtar të ONM-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit lidhur kreun e prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca thotë se BE e mbështet plotësisht rekomandimin e ONM-së për riçeljen e hetimeve lidhur me prokuroren e cila u konfirmua në shkallën e parë të vettingut nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ai nxit Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që të shqyrtojë me integritet të gjitha çështjet që ONM ka nënvizuar me problematika për prokuroren Elizabeta Imeraj.

“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtar për apelin. Ne presim Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që të rihetojë mbi këtë çështje me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çdo problem që është evidentuar në rekomandim të merret në shqyrtim” – shkruan Soreca.

Më herët për këtë çështje ka reaguar dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e cila u shpreh se duhet parë me kujdes se çfarë do të ndodhë në këtë çështje pas apelimit. Ajo u shpreh se duhet vëzhguar nëse Imeraj do t’i përgjigjet me fakte ankimimit të ONM-së apo do të sulmojë procesin e vettingut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit