KPA e largoi për 15 vjet nga sistemi, ndërsa KLP vendos përfundimin e mandatit për Alfred Ballën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i mbledhur këtë të hënë miratoi me 9 vota pro vendimin për mbarimin e mandatit për Alfred Ballën. Tani Balla nuk mund të jetë më anëtar i KLP-së, pasi më parë KPA e përjashtoi për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.

Në mbledhje u paraqit një raport për çfarë ka ndodhur nga momenti që KPA vendosi largimin e Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë. Nga anëtarët e KLP-së, Sokol Stojani ka kërkuar në mënyrë të prerë zbatimin e vendimit të KPA-së, që e konsideroi si një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk mund të interpretohet dhe as të vihet në dyshim.

Nga ana tjetër, Këshilli ka rrëzuar kërkesën e Ballës për përjashtimin nga kjo mbledhje për Taratar Bazajn me pretendim konflikt interesi. Pro kërkesës së Ballës ka votuar vetëm anëtarja Nurihan Seiti.

Balla tentoi të shmangte procedurat e Vetting-ut, duke pretenduar se nuk ishte pjesë e sistemit, edhe pse bazuar në Kushtetutë, si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë ai ishte subjekt i kontrollit. Balla nga ana e tij ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në Strasburg.

SHKARKO APP