Home KRYESORE PD, Gaz Bardh...

PD, Gaz Bardhi: LSI fluturoi se mendoi që do të merrte 40 deputetë!

775
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat nga selia blu i është përgjigjur edhe reagimit të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Numri dy i PD-së theksoi se LSI ishte e bindur se do të merrte 40 mandate deputetësh, ndaj dhe ndarja në dy lista ishte zgjedhje e marrë prej tyre, pavarësisht se PD donte të garonin në një listë të përbashkët.

Nuk ka pasur dakordësi nga kryetarja e LSI, për të propozuar hyrjen në një listë të përbashkët. Qëndrimi i LSI ka qenë për të dalë me dy lista të veçanta, pavarësisht se ne donim të futeshim në një listë, por vlerësimi i LSI ishte se ata do të maksimalizonin votën duke hyrë në dy lista të veçanta. Kryemadhi ka thënë se me ndryshimet e njëanshme të bëra nga Rama në Kodin Zgjedhor, LSI do të merrte 40 mandate. Ai veprim i pa precedent i Edi Ramës ishte dhunim dhe një nga shkaqet që nuk u përkthye në mandate i gjithë vullneti i popullit opozitar. Ju e dini që LSI nuk ka zhvilluar asnjë ditë fushatë në Qarkun e Elbasanit. PD ka pasur vullnetin për të hyrë në një listë të përbashkët me LSI dhe qëndrimit koherent të LSI për të hyrë me dy lista të veçanta. Kjo deklaratë e imja ka shqetësuar LSI, por këto janë fakte publike”, u shpreh Gazment Bardhi.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit