PD nuk tërhiqet, Oerd Bylykbashi: 8 vendimet e Gjykatës Kushtetuese që rrëzojnë Ramën

Deputeti Oerd Bylykbashi nga PD-ja e Berishës, lexoi 8 vendime të Gjykatës Kushtetuese që legjitimojnë të drejtën e pakicës për të nisur hetim parlamentar, kjo për çështjet që mendojnë se ka shkelje nga ana e institucioneve dhe funksionarëve shtetërorë. PD ka vendosur të përgënjeshtrojnë argumentet që Edi Rama paraqet për të refuzuar kërkesat për komisione hetimore duke lexuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese që sipas tyre i jep të drejtë.

“Kushtetuta e përcakton fare qartë, me kërkesë të 1/4 së të gjithë anëtarëve të tij është i detyruar të caktojë komision hetimor”.

Po ashtu Bylykbashi përsëriti se do të vazhdojnë strategjinë e bllokimit të Parlamentit derisa të përmbushen kërkesat e tyre për komisionet hetimore por dhe për t’u përfaqësuar në Komisionin e Refomës Zgjedhore.

Të hënën është lajmëruar seanca plenare për shqyrtimin e projektbuxhetit 2024, por nuk dihet nëse shumica do t’ia dalë përballë këmbënguljes së opozitës për ta bllokuar këtë seancë.

SHKARKO APP