Home Aktualitet PD bën padi n...

PD bën padi në Kushtetuese për mosngritjen e Komisionit Hetimor për Becchettin

119
0

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike kërkon të drejtën për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen “Becchetti” në Gjykatën Kushtetueses.
Sot nënkryetarja e PD Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për mosngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”, për vendimin e Kuvendit që e cilësojnë antikushtetues.

Në një prononcim për mediat Grida Duma tha se Rama ka frikë të hetohet sepse është i dështuar, shkaktar për humbjen e 120 mln eurove.
Padyshim fitorja e parë e PD-së është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë që është një çështje e humbur. Komisionet hetimore me ¼ e firmave të deputetëve mblidhen dhe janë të legjitimuar. PD nuk mund të ndalojë në një fitore publike, mediatike. Rama ka frikë të hetohet sepse është i dështuar, shkaktar për humbjen e 120 mln eurove. 120 mln euro i arbitrazhit ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë dhe duhet ta paguajnë shqiptarët, shkaktarë janë ata duke influencuar dhe tek gjykatat shqiptare”, tha Duma.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit