Home Ekonomi PD: Shqipëria...

PD: Shqipëria me pagat më të ulëta në Europë. Shqiptarët të braktisin të korruptuarit!

77
0

Partia Demokratike deklaroi se Shqipëria është vendi me pagat më të ulëta në Europë, duke marrë shkas nga raporti i Transparency International.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja e PD-së, Ilda Dhori theksoi se shqiptarët duhet të braktisin të korruptuarit, ndërsa qeverinë e cilësoi si më të korruptuarën në Europë.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian tregojnë se Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.
Kjo statistikë e Eurostatit, që konfirmon ngecjen në vendnumëro të vendit tonë, është ilustrimi më kuptimplotë i pasojave që ka korrupsioni, si armiku i mirëqenies së shqiptarëve, për të cilin pak ditë më parë, raporti i prestigjiozes Transparency International, shënonte një tjetër përkeqësim për Shqipërinë.
Korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisjes së Edi Ramës, është arsyeja pse Shqipëria ka paga më të ulëta në Europë dhe shkallën e varfërisë më të lartë në Rajon.
Korrupsioni që gërryen çdo ditë institucionet, demokracinë, liritë dhe të drejtat, shkatërron tregun e lirë, është armiku numër një i familjeve shqiptare, i sipërmarrësve të ndershëm, i pensionistëve të harruar, i të rinjve dhe të rejave që largohen nga Shqipëria.
E për sa kohë vendi ynë do të jetë i pari në Europë për nivelin e korrupsionit, Shqipëria do të mbetet në vendnumëro dhe shqiptarët do të vijojnë të jenë të fundit në Europë për nivelin e mirëqenies së tyre.
Për këtë arsye Partia Demokratike e konsideron luftën ndaj korrupsionit interes kombëtar, parakusht për të cliruar vendin dhe institucionet nga paligjshmëria dhe pandershmëria që po e varfëron çdo ditë e më shumë; sepse Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit