Home Aktualitet Pedagogët ana...

Pedagogët analizojnë figurat: Rama populist dhe inferior, Berisha lider manipulativ

215
0

Në Shqipëri populizmi ka dështuar sepse nuk ka patur bazën e duhur sociale për të qenë i suksesshëm. Kështu janë shprehur në Ditarin e A2 CNN, pedagogët Dritan Hoti dhe Alban Daci, të cilët kanë analizuar populizmin e lideravë shqiptarë dhe rajonalë. “Ne nuk kemi patur realizmin e shtetit të së drejtës funksional siç duhet. Populizmi i Berishës e Ramës nuk ka patur trajta të forta ideologjike, ka qenë një lëvizje në nivle bukolike, fshatareske dhe eksituese politike”, tha Hoti.

Në shumicën e rasteve liderët janë thjesht denoncues. Tani kemi tentativa por pa lider, duan të shpikin një formë të re. Ne edhe populizimin e fusim në krizë”. Sipas Dacit, Rama ka ardhur në formë populizmi brenda të majtës dhe vazhdon ta eliminojë çdo ditë PS-në, duke mbytur të tjerët para se të bëhnë rivalë të tij.

“Në Shqipëri nuk ka sukses populizmi se demagogu dhe populisti më i madh është vetë Rama, i cili është në pushtet dhe ka mekanizma të forta për ta mbajtur estabilshmentin në Shqiëpri. Rama ka ardhur si formë popullzimi brenda të majtës dhe vazhdon ta eliminojë çdo ditë PS, duke i shërbyer popullzimit personal. Nuk përfaqëson një filozofi politike, por një emër, sjellje e protagonizëm personal, ai mbyt të tjerët para se të bëhet rivalit i tij”.

Për Hotin, kryeministri Rama është një lider komplkes me nuanca populizmi dhe mungesë në formim, kurse Berisha sipas tij ëhstë një lider manipulativ populist. “Berisha quhet lider manipulativ populist për arsye vetjake politike lideri shqiptar nuk ka një qëndrim populist dhe një platformë populiste siç është në perëndim. Rama është kompleks, me nuanca populizmi, ekzibicionizmi dhe një lloj talenti manipulativ dhe mungesë substance në formim”.

Për pedagogun Daci liderët populistë vijnë nga realitet të frustrimit personal , me ndjenja inferioriteti dhe me të vetmin synim për të ardhur në pushtet që të hakmerren. “Liderët populistë vijnë nga realitet të frustrimit jetësor personal, me ndjenja të forta inferioriteti, me histori bulizmi dhe ëndrra të parealizuara dhe ato kanë vetëm një objektiv që të bëhen dikushi se pushtetin e duan për hakmarrje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit