Pedagogu i njohur Arjan Çuri ka komentuar largimin e Nasip Naços nga LSI-ja drejt Partia Socialiste. Curri u shpreh në opinionin “Zonë e Lirë” se Edi Rama do të hedhë pas zgjedhjeve ish-ministrin sepse nuk i duhet më.
Ai tha se ekzistojnë video të tjera të Edi Ramës.
“Ata që kanë qenë shumë afër Ramës, sa herë dalin në tv kanë një mërzitje dhe mllef si ma bëri këtë. Tipat narcizist tek viktimat e tyre krijojnë atë që quhet varësi ose ndërvarësi. Narcisti bën çdo gjë që të të joshi, në momentin që shikon që t’i ke nevojë për të, të lë. Unë kam informacion që ka video edhe më të forta. Rama është seduktor i madh, premtimi më i madh i një personi narcizist është se t’i do jesh në krahun tim. Këta lloj njerëzish që kanë nevojë për të qëndruar afër të mëdhenjve për të shijuar nga lavdija e tyre, valixhen me para s’i kanë asgjë. Dënimi më i madh është që ky të të largojë nga kjo, narcistët e bëjnë vetëm me qëllim. Lodhen kaq shumë të të bëjnë për vete dhe pastaj e ndjejnë varësinë, aty pastaj të këpusin dhe shijojnë vuajtjen që ke ti. Nasipin e lëshon pas zgjedhjeve”,- tha Arjan Curri.
Discussion about this post